Report TV - PD-Ramës: A ka tentuar të vrasë kryebashkiaku i Pukës në '97-ën?

  • 8 years ago
Për Partinë Demokratike përurimi i murit të kujtesës pranë Ministrisë së Brendshme nga Kryeministri Edi Rama dhe ministri Saimir Tahiri, është një veprim hipokrit. Sekretari për Aksionin Qytetar në PD, Ervin Salianji u shpreh se nuk ka armik më të madh për policinë se një kryeministër që vesh krimin me pushtet e që ndan pushtetin me krimin.

?Edi Rama përuroi dje murin e kujtesës për policët e rënë në krye të detyrës, ndërkohë që ka bërë deputetë, kryetarë bashkie, drejtorë e shefa të rëndësishëm trafikantët, tutorët, vrasësit e banditët, pikërisht të inkriminuarit me të cilët dëshmorët e policisë kanë luftuar. Para se të kryente këtë akt hipokrizie, Edi Rama ishte në Pukë. Ne kemi disa pyetje sot, që i kanë të gjithë banorët e asaj zone në fakt; a ka qënë kryetari i tij i Bashkisë Pukë, Gjon Gjonaj i akuzuar për tentativë vrasje ndaj shtetasit Gj.N, në vitin 1997? A ka qënë po ky kryetar i Ramës, i dënuar për kontrabandë në Lezhë? A ka dijeni Rama që zona Luf-Qerret, ku Edi Rama ishte bujtës në kafen e Arben Frrokut është e mbushur me kanabis dhe ruhet nga shoferi i kryetarit të Bashkisë? A ka dijeni Rama që e gjitha kjo bëhet nën kujdesin e nën mbrojtjen e shefit të komisariatit Hamdi Shullani??, u shpreh Salianji.

Recommended