Report TV - Dhunimi i biznesmenit libanez ikin investitorët nga Gjiri i Lalzit

  • 8 years ago
Dhuna e ushtruar ndaj biznesmenit libanez, Faad Mitri në autostradën Tiranë-Durrës ka bërë që kompania e ndërtimit Omnix Albania, të cilën ai përfaqëson, të tërhiqet nga investimi në Gjirin e Lalëzit.

Përmes një deklarate të shpërndarë për mediat, përfaqësuesit e kësaj kompanie kanë vendosur të largohen nga Shqipëria. Omnix Albania do ndërtonte një kompleks turistik në Gjirin e Lalëzit me vlerë 450 milionë euro, por presionet dhe dhuna e ushtruar 2 javë më parë ndaj biznesmenit libanezo-amerikan, Mitri, kanë bërë që kompania të marrë vendimin ekstrem duke u largua nga Shqipëria.

"Ky akt i rëndë kriminal ja ka dalë që të rrënojë përpjekjet e Omnix Albania përgjatë këtyre viteve të fundit për ndërtimin e një kompleksi turistik prej 450 milion USD në Gjirin e Lalzit. Duke filluar nga sot Omnix Albania tërhiqet nga çdo investim në Republikën e Shqipërisë", thuhet në njoftimin e shpërndarë për mediat nga Omnix Albania.

Faad Mitri u dhunua fizikisht më 10 shtator të këtij viti, teksa ishte duke udhëtuar me makinë në autostradën Tiranë-Durrës. Për këtë rast, policia ka arrestuar një 26 vjeçar nga Sukthi, ndërsa shkak i dhunës dyshohet pikërisht konflikti për pronën ne Gjirin e Lalëzit ku biznesmeni do të ndërtonte një kompleks turistik.

Recommended