Report TV - Bushati:S'do importojmë mbetje të dëmshme, sjell zhvillim ekonomik

  • 8 years ago
Deputeti i Partisë Socialiste Ervin Bushati i ftuar në studion e Report Tv përballë gazetarit Andi Kapxhiu ka folur rreth projektligjit për importin e mbetjeve.

Bushati është shprehur se nuk mund të ketë moratorium të përjetshëm dhe se problemi i mbetjeve duhet të zgjidhet. Sipas tij në ndryshim nga 3 vite më parë konteksti ka ndryshuar dhe sistemi i monitorimit dhe zbatimit të ligjit është më i fortë.

Bushati nënvizon se asnjë lëndë e dëmshme nuk do të importohet dhe se asnjë produkt nuk do të asgjësohet. Çdo material do të riciklohet dhe do të jetë i gatshëm për eksport në vendet evropiane.

Recommended