Report TV - Më 6 nëntor LSI zgjedh kreun e ri, Rrokaj përballë Ilir Metës

  • 8 years ago
Është mbledhur pasditen e kësaj të premte kryesia e partisë Lëvizja Socialiste për Integrim ku pas takimit, ku Luan Rama në një komunikim për mediat ka thënë se temë kryesore e këtij takimi ishin zgjedhjet që do mbahen në parti më 6 nëntor ndërkohë që ka theksuar se Ilir Meta ka shpallur kandidaturën vendim të cilin e ka marrë edhe Shezai Rrokaj.

Sipas Luan Ramës, afati për të shpallur kandidaturën për kreun e ri të LSI-së është deri më 30 shtator ndërkohë që shtoi se zgjedhjet për kreun e ri të LSI janë një moment i rëndësishëm për ridimensionimin e partisë dhe ka ftuar të gjithë anëtarësinë e LSI që të marrin pjesë në fushatën zgjedhore.

Recommended