Report TV - KQZ: Fitues i Dibrës, Muharem Rama me 56.3% të votave

  • 8 years ago
Komisioni Qendor i Zgjedhjeve informoi përmes zëdhënëses, Drilona Hoxhaj, se është përmbyllur procesi i numërimit të fletëve të votimit për zgjedhjet për kryetar të bashkisë së Dibrës, për 118 qendrat e votimit.

Rezultatet paraprake për çdo kuti të fletëve të numëruara u raportuan në kohë reale nga KZAZ në Qendrën e të Dhënave të KQZ-së, rezultate të cilat u shfaqen edhe në faqen zyrtare të internetit të KQZ-së, duke sjellë informim të saktë dhe korrekt të opinionit publik.

Mbi bazën e tabelave të rezultateve të cdo QV-je të përcjellë elektronikisht nga KZAZ nr.19 në KQZ, rezulton se kandidati i koalicionit ?Aleanca për Shqipërinë Europiane?, z. Muharem Rama ka marrë 18597 (56.3%) vota dhe kandidati i koalicionit ?Aleanca Popullore për Punë dhe Dinjitet?, z. Sherefedin Shehu ka marrë 14435 (43.7%)vota.