Report TV - Pajtoni i çiftit bllokon rrugët e Tiranës policia dispozicion, qytetarët protestë

  • 8 years ago
Qytetarët e Tiranës që kanë frekuentuar në orët e para të mëngjesit qendrën por edhe disa prej rrugëve kryesore janë përballur me një pamje të pazakontë.

Bulevardi Dëshmorët e Kombit dhe rrugët lidhëse me të janë bllokuar nga një karvan i një ceremonie martesore, që po shëtiste në rrugët më kryesore të Tiranës.

Gjatë gjithë itinerarit, karvani i shoqëruar edhe me mjete të sigurisë së lartë ka bllokuar rrugët kryesore, që lidhen me bulevardin dhe kjo ka sjell edhe irritim dhe protestën e qytetarëve.

Për më tepër, kjo autokolonë shoqërohej gjatë gjithë kohës nga efektivë dhe mjete të Policisë së Shtetit.

Veç një patrulle policie shoqëruese, edhe efektivët e pozicionuar për rregullimin e trafikut në bulevardin kryesor dhe Sheshin Skënderbej orientonin trafikun në mënyrë që ti lejonin lehtësi kalimi kësaj autokolone që paraprihej nga pajtoni me dy kuaj.

Recommended