Report TV - Zbulohet partitura e parë shqiptare e shkruar nga arbëreshi Annibale

  • 8 years ago
Partitura e botuar e muzikës shqiptare deri më sot daton në vitin 1908. Studiuesi dhe muzikologu Vaso Tole ka publikuar një dokument origjinal për të cilën shkruan:

?Viti 1908! Kjo mund të jetë partitura e parë e botuar e muzikës shqiptare. Marshi i "Bandës së lirisë? në Korçë, i kompozuar nga dirigjenti i saj, arbëreshi Pascale Annibale.

E botuar para shpalljes së Pavarësisë, muzika shqiptare u bë pjesë aktive e përpjekjeve për pavarësinë e Shqipërisë. "Me armë dhe penë, për mëmëdhenë"!?, argumenton Tole.

Banda e Lirisë? u krijua në qytetin e Korçës më 1 tetor 1908. Iniciatorët për themelimin e saj u bënë drejtuesit e klubit ?Dituria Shqip? në Korçë.

Nismëtarët e saj janë Kryetari nderi i këtij klubi është Ymer Zavalani, kryetar, Orhan bej Pojani, arkëtar Idhomene Kosturi, ndërsa pleqësia ishte Thomaq Eqimi, Qani bej Dishnica, Hafëz Ali, Çikozi Miçe, Ismail Bej Leskoviku dhe Tefik Panariti njëri nga firmëtarët e krahinës autonome të Korçës.

Recommended