Report TV - Dibër, partitë politike ndryshojnë komisionerët 24 orë para zgjedhjeve

  • 8 years ago
Partitë politike ndryshojnë komisionerët e tyre në qendrat e votimit. Një ditë para mbajtjes së zgjedhjeve të pjesshme për bashkinë e Dibrës, partitë politike kanë ndryshuar komisionerët në 116 QV nga 118 që janë gjithsej.

Informacioni bëhet i ditur nga KQZ, ku thuhet se vendimi i partive politike është ndërmarrë para fillimit të shpërndarjes së bazës materiale nga KZAZ nr. 19.

KQZ sqaron se partitë politike kanë kërkuar ndryshimin e anëtarësisë së 116 Komisioneve të Qendrave të Votimit nga 118 KQV në total.

Pas kërkesës së partive politike, vetëm pak përpara se sa të nisë shpërndarja e materialeve zgjedhore nga KZAZ për në qendrat e votimit, Komisioni qendror ka marrë 116 vendime për lirimin e anëtarëve të emëruar më parë dhe emërimin e anëtarëve të rinj.

Recommended