Report TV -“Dibra”, mbi 57 mijë votues drejt Qendrave të Votimit këtë të dielë

  • 8 years ago
Këtë të dielë dibranët do ti drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur kryebashkiakun e tyre.
Në këtë garë kandidojnë Muharrem Rama i Aleancës për Shqipërinë Europiane kandidat i cili është i pari në listë dhe mban numrin 1 në fletën e votimit si dhe Sherefedin Shehu i Aleancës për Punë dhe Dinjitet i cili është i dyti dhe mban numrin 2 në fletën e votimit.

57 mijë e 18 zgjedhës nga të cilët 29.399 janë meshkuj dhe 27619 janë femra do të drejtohen në 118 Qendra Votimi të shpërndara në të gjitha Njësitë Administrative që përbëjnë bashkinë e madhe të Dibrës.

Nga të dhënat e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve rezulton se në këtë bashki janë gjithsej 14 Njësi Administrative.

Administrimi i procesit zgjedhor do të kryhet në KZAZ numër 19 në Dibër, në të cilën shorti ka caktuar opozitën me katër anëtarë dhe maxhorancën me 3 anëtarë.

Në zgjedhjet për bashkinë e Dibrës, koalicioni i mazhorancës Aleanca për Shqipërinë Europiane përbëhet nga 4 parti PS, LSI, PDIU dhe ADK.
Ndërkaq opozita në koalicionin Aleanca Popullore për Punë dhe Dinjitet ka në përbërje 12 parti, PD, PR, LZHK, PBKD, PPKDSH, POSH, PBD, MDL, PAA, AK, LDE, PDK.
Zgjedhjet në bashkinë e Dibrës zhvillohen pas shkarkimit të Shukri Xhelilit, të cilit iu publikua një video duke i kërkuar një vajze 20-vjeçe favore seksuale në këmbim të vendit të punës.

Recommended