Report TV - Rindërtimi i shkollës “Hoxha Tahsin” Erion Veliaj: Gati për shtatorin tjetër

  • 8 years ago
Bashkia e Tiranës ka filluar ndërtimin e një prej 20 shkollave të parashikuara në projekt. Shkolla 9 vjeçare ?Hoxha Tahsin?, ndodhet në fazën e hedhjes së themeleve dhe sipas kryebashkiakut Veliaj i cili ishte i pranishëm në inspektimin e punimeve, do të jetë gati shtatorin tjetër.

Veliaj, i shoqëruar edhe nga deputeti Besnik Bare dhe Administratori i Njësisë nr. 2, Elez Gjoza, pasi u njoh me detajet e projektit dhe afatet e realizimit të tij, garantoi se shkolla do të ofrojë jo vetëm më shumë vende, por edhe kushte bashkëkohore për të gjithë nxënësit që do ta frekuentojnë atë.

?Jam shumë i mbresuar që në një periudhë shumë të shkurtër janë hedhur themelet për shkollën e re. Jemi në një situatë kritike në Tiranë, për disa arsye: së pari, kemi mbi 20 shkolla me dy turne në zonën urbane, çka do të thotë se e kemi të nevojshme ndërtimin e shkollave të reja. Ndërkohë që ne përgatisim projektin e madh se si në partneritet publik-privat do të fillojmë menjëherë ndërtimin e 20 shkollave, është shumë e rëndësishme që ato financa që kemi mbledhur këtë vit, të fillojmë t?i disbursojmë në këto investime?, tha Veliaj

Recommended