Report TV - Aksioni antidrogë në Ersekë arrestohen 2, në kërkim polici

  • 8 years ago
Arrestohen dy kultivues të lëndëve narkotike në Kolonjë të cilat u asgjësuan nga Policia e Shtetit gjatë një aksioni sekret, pak ditë më parë, ndërsa është shpallur në kërkim një punonjës policie.

Të arrestuarit janë Jorgo Kristali, 44 vjeç si dhe Gramoz Bejko, 45 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Ndërsa punonjësi i Policisë E.M, 35-vjeç, është shpallur në kërkim. Ai dyshohet të jetë një prej kultivuesve të lëndës narkotike.

17 550 rrënjë të dyshuara si Cannabis Sattiva u dogjën në datën 23 gusht pas një operacioni të SHKB-së. Droga u gjet në fshatin Qinam- Radovickë.

Ndalimi i tyre u bë, në bazë të vendimit nr 341 dhe nr 342, të datës 27.08.2016, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, e cila ka caktuar për këta shtetas, masën e sigurisë ?Arrest me burg? në mungesë, për veprën penale: ?Kultivimi i bimëve narkotike" kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 284/2 i Kodit Penal.

Recommended