Report TV - Pogradec,zhduken pa lënë gjurmë,dy motra dhe fqinja, alarmohen familjet

  • 8 years ago
Tri vajza, dy prej të cilave motra dhe një fqinje e tyre u denoncuan të zhdukura nga prindërit e tyre në fshatin Selcë e Poshtme në Pogradeci.

Lajmi u bë i ditur për mediat nga Policia e Korçës nëpërmjet një njoftimi zyrtar të saj. Sipas policisë denoncimi është bërë nga babai i dy motrave, i cili njoftoi në polici zhdukjen e tyre.

Sipas policisë vajzat e zhdukura janë me inicialet B. Ç.16 dhe L. Ç.14 vjeçe. Sipas babait të dy vajzave ato janë larguar me fqinjën e tyre me incialet A.B 16 vjeç. Nga ana e Policisë, po vijojnë kërkimet, për gjetjen e tre vajzave. Pavarësisht kësaj ende nuk ka ndonjë informacion mbi vendodhjen e mundshme të tyre.

Recommended