Report TV - Vau i Dejës, zjarri përfshin një stallë bagëtish, flakët rrezikojnë një familje

  • 8 years ago
Rënia e një zjarri pranë një stallë bagëtish për pak sa nuk ka shkrumbuar një banesë në fshatin Melgushë të njësisë administrative Vau Dejës.

Është dashur ndërhyrja e banorëve të zonës për shuarjen e flakëve, pasi shërbimit zjarrfikës i ka mbaruar uji dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

Për minuta të tëra situata ka qenë shqetësuese për banorët që i druheshin përhapjes së zjarrit në shtëpitë ngjitur, apo ushqimin e gjësë së gjallë që ndodhej në oborret aty pranë.

Zjarri fillimisht është shfaqur pranë stallës së bagëtive të cilën e shkrumboi plotësisht së bashku me ushqimin që ndodhej në oborr, ngjitur me të.

Për ta mbajtur zjarrin nën kontroll familjarët dhe banorët e Melgushës kanë shuar flakët me mjetet rrethanore me qëllim shmangien e përhapjes së zjarrit në banesën e vjetër.

Recommended