Report TV - Mbytja e dy të rinjve në Korçë procedohen penalisht 3 persona

  • 8 years ago
Policia e Korçës procedon penalisht Administratorin e Shoqërisë që ka shfrytëzuar tokën ku u mbyten dy të rinj pak ditë më parë në një rezervuar.

Gjithashtu policia ka nisur procedim penal edhe për ish-Kryetarin e Komunës Drenovë si dhe administratorin e kësaj Njësie Administrative për ?Shpërdorim detyre?.

Sipas policisë së Korçës, pas hetimeve të kryera rezulton se shoqëria private që ka shfrytëzuar tokën ku u mbyten dy të rinjtë ka mungesë dokumentacioni në lejen për shfrytëzimin e tokës.

Më datë 19 gusht, dy të rinj, Rei dhe Berti Tahirllari, 18 dhe 19 vjeç, kushërinj me njëri-tjetrin, u mbyten në rezervuarin e fshatit Qatrom, në vendin e quajtur ?Gropa e Danielit?

Recommended