Report TV - Dibër,Basha prezanton Shehun: Si kryeministër do i mbështes projektet

  • 8 years ago
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka prezantuar sot në Dibër kandidatin e PD-së për drejtimin e kësaj Bashkie Sherefedin DShehu ku ka thënë se, me ardhjen e tij në krye të bashkisë do të mbështesë si kryeministri i ardhshëm i Shqipërisë të gjitha projektet që ai do të paraqesë për qytetarët.

Duke u ndalur tek kryeministri Edi Rama dhe mosrealizimin e premtimit për ndërtimin e rrugës së Arbrit, Basha ka thënë se Partia Demokratike e nisi dhe ajo do ta përfundojë këtë rrugë, pasi qeveria aktuale e ka kthyer në një megaaferë korrupsioni, ndonëse qeveria Berisha ia la në tavolinë kontratat për ti firmosur.

?Kam ndjekur programin e prioritetet që ka shpalosur Sherefedini dhe nesër si kryeministër do mbështes çdo projekt të kryebashkiakut të Dibrës.Vitin tjetër ne do jemi në pushtet dhe do përfundojmë të gjitha projektet duke përfshirë këtu edhe rrugën e Arbrit.Ne do përfundojmë rrugën e Arbrit, fatkeqësia më e madhe për dibrën shqipërinë e rrugën e Arbirt ishte rilindja, e varrosi këtë rrugë, sic varrosi çdo projekt për Shqipërinë. Ai i bën rrush e kumbulla paratë e buxhetit. Ai i harxhon për fasada e orendi, mobilime e godina qeveritare. S?ka bërë asnjë rrugë, ato që iu thotë ju janë gënjeshtra dhe gënjeshtrat e tij janë përçmimi për dibranët.
Mencuria dibrane është virtyt kombëtar, ti mbash me gënjeshtra do të thotë ti përçmosh".

Recommended