Report TV - Fshati Qatrom në Korçë një muaj pa ujë të pijshëm, banorët protesta

  • 8 years ago
Prej me shumë se një muaji banorët e fshatit Qatrom të Korçës nuk kanë ujë të pijshëm në çezmat e tyre. Kjo i detyron ata të shkojnë larg për të mbushur ose të paguajnë për të marë ujë nga disa puse private.

Një situatë e tillë nuk është aspak e këndëshme dhe ka shkaktuar irritim tek banorët e fshatit që numëron më shumë se 150 familje. Të mbledhur në qendër të fshatit banorët akuzojnë se bashkia nuk po reagon karshi këtij problemi.

Veç të tjerash, të revoltuar banorët e Qatromit theksojnë se kanë bërë një peticion drejtuar bashkisë dhe nëse problemi i tyre nuk merr zgjidhje deri ditën e hënë do të fillojnë protestat duke bllokuar edhe rrugën kryesore.

Recommended