Report TV - Korçë, përleshje me thika, plagoset rëndë një person

  • 8 years ago
Një sherr me thika ka ndodhur në mesditën e sotme në Korçë ku për pasojë ka mbetur i plagosur rëndë Mondi SHora. Sipas burimeve nga policia ai është dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Korçës dhe është në gjendje kritike për jetën pasi ka marrë plagë të rënda në trup dhe në kokë.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e saj e dinamikës së ngjarjes.

Sherri me thika ka ndodhur në në rrugën ?Kiço Golniku?, pranë gjimnazit ?Raqi Qirinxhi?.

Recommended