Report TV - Rikthehen reshjet e shiut, lajm i keq për ata që janë me pushime

  • 8 years ago
Moti me diell dhe temperaturat e larta i kanë lënë vendin shirave mëngjesin e kësaj të diele. Tirana është zgjuar sot me reshje të dendura shiu, ndërsa temperaturat kanë rënë me disa gradë.

Ky nuk është një lajm i mirë për ata të cilët ndodhen në bregdet duke shijuar pushimet verore, pasi krahas çadrave të plazhit, do t'u duhet të marrin me vete edhe çadrat e shiut.

Megjithatë moti i keq nuk do të zgjasë për shumë ditë. Shirat dhe temperaturat e ulëta do të vijojnë deri të mërkurën. Më pas temperaturat do të rriten sërish, çka do të thotë se koha për plazh vlen ende, sidomos për ata të cilët s'i kanë nisur ende pushimet.

Për ditën e sotme, sinoptikanët parashikojnë mot të vranët dhe me reshje shiu. Në zonat malore temperaturat maksimale do të arrijnë në 27 °C në dhe ato minimale në 19°C. Në zonat e ulëta dhe ato bregdetare termometri do të shënojë temperaturën më të lartë deri në 33 °C dhe atë më të ulët në 21°C.

Recommended