Report TV - Ndërtimet në Tiranë, KQZ nuk pranon kërkesën për referendum

  • 8 years ago
Administrata juridike e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve e ka konstatuar si të parregullt kërkesën për referendum të grupit ?Ne Tirana? për mbajtjen e një referendumi mbi ndërtimet në kryeqytet. Çështja që kërkojnë nismëtarët të fillimin e procedurave për referendum lidhet me ruajtjen, mbrojtjen dhe zhvillimin e qëndrueshëm të disa zonave të rëndësishme të qytetit të Tiranës si Kurora e Gjelbër e Tiranës, Lumi i Lanës dhe Bulevardi i Tiranës. Por në relacionin e përgatitur nga drejtoria për mbledhjen e së hënës, pritet që të rrëzohet kërkesa pasi nuk janë ndërtuar pyetje të qarta dhe konkrete. Megjithëkëtë, vendimi i takon tryezës së 7 anëtarëve të cilët do të vendosin mbi bindjet e tyre pavarësisht relacionit.

Recommended