Report TV - Vrau turistin rus, gjykata vendos 20 ditë burg për biznesmenin

  • 8 years ago
Gjykata e Vlorës ka vendosur masën e sigurisë 20 ditë burg për biznesmenin nga Elbasani, Fatmir Kuçi, i cili tre ditë më parë goditi për vdekje me motoskaf turistin rus, Denis Kaiumov.

Prokurori i çështjes Arjan Xhaferraj kërkoi 30 ditë burg për Kuçin, ndërsa gjyqtarja Atalanta Zeqiraj vendosi masën 20 ditë burg për biznesmenin.

Mbi Fatmir Kuçin rëndon akuza e ?Vrasjes nga pakujdesia? dhe rrezikon që të dënohet nga gjobë deri në 5 vite burg.

Fatmir Kuçi ka mohuar autorësinë në vrasjen e turistit të huaj, ndërsa ka deklaruar se ai e ka pikasur viktimën në det dhe ka shkuar ta ndihmojë, duke e nxjerrë në breg.

Recommended