Report TV - Reshje të dendura shiu,në Rrubik bie breshër dëmtohen kulturat bujqësore

  • 8 years ago
Prej disa ditësh i gjithë vendi është përfshirë nga një mot i paqëndrueshëm, i cili është shoqëruar me diell, erëra të forta e reshje shiu, por sot në Rrubik ka rënë edhe breshër, një fenomen i paparë ndonjëherë në këtë stinë.

Breshëri i rënë, për më shumë se 30 minuta ka shkaktuar një situatë të vështirë në qarkullimin e automjeteve në rrugë, por edhe në sektorin e bujqësisë, pasi shumë kultura bujqësore janë dëmtuar si pasojë e rendjes së tij.

Reshje të dendura ka pasur edhe në qytete të tjera, në të cilat ka pasur vështirësi në qarkullimin e automjeteve, ndërkohë që në rajonet bregdetare plazhet janë braktisur nga pushuesit e shumtë.

Recommended