Breshër i pazakontë në Konispol, dëmtohen të mbjellat e fermerëve - News, Lajme - Vizion Plus

  • 3 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Në këtë fillim vjeshte, reshjet e shiut kanë rënë gati në të gjithë jugun e vendit, po pa krijuar probleme.Mirëpo, ndryshe paraqitet kjo situatë në Bashkinë e Konispolit, ku ka rënë një breshër i pazakontë, me një madhësi që shkonte sa një top pingpongu, e për rrjedhojë ka dëmtuar shumë pemë, thotë kryetari i bashkisë, Shuaip Beqiri.Nga verifikimi paraprak në terren nga grupet e punës vërehet se 30 për qind e prodhimit në agrume, mandarina e portokalle është dëmtuar, ndërkohë që dëmtimi tek ullinjtë është edhe më i shumtë.

Recommended