Gjenden paratë për linjën Shqipëri-Maqedoni - News, Lajme - Vizion Plus
  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shqipëria ka arritur të marrë 70 milion dollarët për të ndërtuar linjën e interekonjeksionit 400 kv Shqipëri - Maqedoni. Projekti parashikon ndërtimin e 127 kilometrave linjë energjetike të tensionit të lartë në dy segmente: Fier - Elbasan dhe Elbasan - Maqedoni. Ministri i energjisë Damian Gjiknuri tha se më përfundimin e kësaj linje në vitin 2020, Shqipëria do të bëhet një urë ndërlidhëse e energjisë, të cilën mund ta marrë më të lirë në import, por po ashtu rriten edhe tregjet për ta eksportuar jashtë atë.?Bëhet fjalë për një nga projektet jashtëzakonisht të rëndësishme të ndërlidhjes, një axhendë që tanimë siç dihet mbështetet edhe nga procesi i Berlinit. Janë siguruar të gjitha financimet e nevojshme dhe procesi po ecën në rrugë të mbarë.?50 milion dollarë për këtë projekt do të jepen nga shteti gjerman, e ndërsa 15 të tjera vijnë në formën e granteve nga Bashkimi Europian. 5 milion dollarë jepen nga operatori i transmetimit të energjisë.
Recommended