Rama apel investitorëve: Sillini paratë në Shqipëri - News, Lajme - Vizion Plus

  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Investimet në turizëm tashmë do të jenë me shërbime komplekse ku ndërthuren njësitë akomoduese dhe vila indiduale. Kreu i qeverisë gjatë forumit për investimet në turizëm e vuri theksin tek projektet që sipas tij prezantohen si fshatra turistikë dhe më pas mbetën në letër.Historia hapim themele i shesim që në themel marrim lekët dhe pastaj hoteli mbetet në letër, apo ngremë kantierin dhe ikim e lëmë pas mëhallë njerëzish që e përdorin atë 15 ditë në vit duhet të marrë fund. As mos merrni mundimin që vini me albume fshatrash turistikë bazuar në shitjet e metrave. Duam projekte që i përgjigjen ambicies tonë për një turizëm të qëndrueshëm.Por që investimi të realizohet, kryeministri tha se kushti është që të ndërtohet fillimisht hoteli dhe më pas vilat individuale, ndërsa leja do të zbardhet në faza.Duke u ndalur tek sezoni turistik që lame Kryeministri Edi Rama tha se u regjistruan numri me i madh i turistëve por u rriten edhe shifrat e punësimit.

Recommended