Rama apel Bashës për tu ulur në tryezë - News, Lajme - Vizion Plus

  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Kryeministri Edi Rama në mbledhjen  e kësaj të diele me qeverinë ka bërë apel opozitës të ulen në një tryezë për të dhënë idetë dhe mbështetjen e tyre për tragjedinë nga tërmeti që përfshiu Durrësin dhe Thumanën.Shefi i qeverisë  bërë thirrje kryedemokratit Basha dhe përfaqësuesve të tjerë që të mos ia kursejnë popullit shqiptar ndihmën për këtë nevojë.?Më mundon pak mungesa e një elementi. Skepticizmi i opozitës për t?u përfshirë në këtë proces dhe për të pasur përfaqësuesit e vet. Nuk e kuptoj dot refuzimin që forcat politike të ulen në një tryezë. Duhet të reflektohet për këtë. Kjo nuk është politikë. Sepse politika në fakt ka lindur që njerëzit të adresojnë sfida dhe të zgjidhin probleme që nuk zgjidhen kur janë vetëm. Politika duhet të bëjë mrekullira. Nuk e kuptoj dot që të ulet në tryezë përfaqësia e këtij vendi, qenka propagandë. Nuk dua të bëj asnjë polemikë por edhe njëherë tjetër i bëj thirrje Lulzim Bashës dhe opozitës të mos ia kursejnë popullit shqiptar këtë nevojë. Është nevoja e njerëzve të shikojnë këtu bashkim, që në këto ditë të zeza ata që nuk e shohin dot njeri tjetrin në sy të bëjnë një hap prej asaj që ka ndodhur. Unë e kam parë me kënaqësi dhe respekt një mesazh të tij që bënte thirrje për bashkim, sepse tingëllojnë si hipokrizi  ku nuk ka vepra, po ky nuk është rasti sepse besoj se mesazhi ka qenë i ndjerë?.Kreu i qeverisë njoftoi se do të aktivizohet fondi prej 1 mln lekësh, ndërsa fëmijët dhe pensionistët do të mund të marrin bursa dhe pension të veçantë brenda muajit dhjetor.Gjithashtu Rama është shprehur se për familjet që kanë pasur këto goditje ikja në një vend do ishte zgjidhja më e mirë sepse qëndrimi aty ku humbën gjithë ato njerëz do e bënte të vështirë rikuperimin psikologjik të tyre. Ndërkohë ka theksuar se brenda mesit të dhjetorit të gjithë do jenë nëpër shtëpia.

Recommended