Koncesioni për rrugën e Kombit - News, Lajme - Vizion Plus
  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Disa ditë pas miratimit të fituesit për koncesionin e mirëmbajtjes së rrugës së Kombit, deputetët demokratë të cilët dikur votuan fondet në buxhet për të ndërtuar këtë rrugë e kundërshtojnë. Sherefedin Shehu thotë se nuk është kundër dhënies te privati të mirëmbajtjes së saj, por ai sqaron se në këtë pikë penalizohen banorët e zonës, të cilët nuk kanë rrugë alternative se ku të shkojnë. Po kështu, edhe tarifa 5 euro në një kohë që buxheti i shtetit do të subvencionojë kompaninë duket e lartë. Por për socialistët nuk është kështu, Ervin Bushati thotë se për mirëmbajtjen e saj shteti jep çdo vit 50 milion euro, në një kohë që shumë ura dhe rrugë lidhëse nuk po munden të përfundojnë. Deputetët nuk ngurrojnë të shtojnë se nuk janë informuar për tarifat e rrugës e nëse ato do të jenë në rritje, dhe po ashtu edhe për procedurat që ka ndjekur ministria e transporteve. Mes tre ofertave koncesioni i rrugës së kombit iu dha shoqërisë turke ?Vendeka Bilgi?, e cila ka ofruar një investim më të lartë se kompania ?Catalist And Salillari? që arrin në 320 milion dollarë në 30 vite që ajo do të ketë kontratën me qeverinë.
Recommended