Report TV - Pas takimit me Ramën,Idrizi:Po s'pati kompromis,vendos populli

  • 8 years ago
Pas deklaratës se Reforma në Drejtësi do 94 vota që të miratohet kryeminsitri Rama ka takuar mëngjesin e kësaj të marte dy deputetë të PDIU-së, partisë aleate e PS.

Në takimin që u mbajt në hotel Rogner mori pjesë kreu i kësaj force politike Shpëtim Idrizi dhe deputeti Aqif Rakipi. Rreth orës 09:35 kryeministri Rama ka dalë nga ambientet e ?Rognerit? aty ku po konsumonte kafen e mëngjesit me aleatin e tij Idrizin dhe iu drejtua në këmbë kryeministrisë, pa dashur të bëjë komente për median.

Pas takimit me kryeminsitrin Rama kreu i PDIU-së u shpreh se nëse nuk arrihet kompromisi, atëherë propozimi i PDIU është që populli të vendosë me referendum.

?Shumë mirë që liderët shqiptarë të takohen dhe të gjejnë një kompromis. Kjo tryezë liderësh ka prodhuar një tryezë ekspertësh, dhe besoj se do te arrihet kompromisi dhe të enjten t?i jepet shqiptarëve ajo gjë e çmuar, që është reforma në drejtësi. Ne jemi fokusuar në dy ditët e mbetura që të gjendet rruga për të realizuar reformën në drejtësi. Tashmë po kërkohet kompromisi për nenin 88. Në rast se forcat politike nuk e gjejnë kompromisin për këtë pikë, ne jemi që t?i drejtohemi popullit për referendum?, tha deputeti Idrizi.

Recommended