Report TV - Reforma në drejtësi, Meta takon Ramën në Kryeministri

  • 8 years ago
Kryeministri Edi Rama dhe kryetari i Kuvendit janë takuar këtë të premte në selinë e Këshillit të Ministrave.

Temë e diskutimit mësohet të ketë qenë reforma në drejtësi, pasi siç dihet tashmë, paketa me ndryshimet kushtetuese do të votohet seancën e ardhshme të Kuvendit në 21 korrik.

Mazhoranca ka shprehur gatishmërinë e saj për të votuar unanimisht reformën, ndërsa nga ana tjetër opozita ka kundërshtuar edhe propozimin e ri të ndërkombëtarëvve i cili u bë publik gjatë vizitës në Tiranë të Ndihmës Sekretares Amerikane të Shtetit, Victoria Nuland.