Report TV - Paolo Gentiloni: Brexit shokues por ne duhet të përballojmë sfidat

  • 8 years ago
Ministri i Punëve të Jashtme të Italisë Paolo Gentiloni është i pranishëm në konferencën e ambasadorëve që po zhvillohet në Ministrinë e Punëve të Jashtme e drejtuar nga homologu i tij shqiptar Ditmir Bushati. Gentiloni është shprehur se Brexit ishte një moment shokues për të gjithë Europën por kjo është një sfidë që duhet tejkaluar së bashku me vështirësitë e tjera që kontinenti po has. Diplomati italian e vuri theksin tek lufta e vazhdueshme që lipset të bëhet ndaj terrorizmit dhe shtoi edhe njëherë se Italia do të vijojë të kërkojë integrimin e përshpejtuar të Shqipërisë në Europë.

Gentiloni gjatë fjalës së tij tha: ??Shokues për vendet e BE ishte referendumi i Britanisë së Madhe, sepse Brexit është një vështirësi që uroj fort që të mund t?i përgjigjemi në mënyrë të mirë menduar me një proces negociatash i cili do të jetë jo i lehtë sepse nuk ka precedentë për të. Ne nuk do të heqim dorë nga negociatat me Britaninë sepse do të vijojmë ta kemi një vend mik. Përfitojmë nga rasti t?i shprehim urimet tonë kryeministres së re angleze. BE nuk do të heqë dorë nga shtyllat e BE, por shoku që na erdhi nga dalja e Britanisë mund të na shërbejë edhe si një e mirë.

Na duhet një Europë që duhet tu japë zgjidhje sfidave dhe të kuptojë kapacitetet e saj. Në radhë të parë duhet të përballojmë krizën dhe luftërat. Të gjithë e dimë se lufta e këtyre viteve kundër terrorizmit ka rritur rezultate. Por ky nuk është fundi, pasi fitimi i disa betejave shton presionin që terrorizmi mund të bëjë. Në këtë moment duhet të jemi në gjendje të përballojmë valët e emigrimit. Një vend si Shqipëria dhe Italia që kanë përballuar prej viteve emergjenca dhe emigrantë, e dimë që emigracioni është një problem që ka kohë ndodh. Duhet të jemi shumë më të shpejtë dhe të vendosur në veprimet që do ndërmarrim.

Recommended