Report TV - Bylykbashi: Propozimi i PD-së për vetingun, partitë politike asnjë rol

  • 8 years ago
Bashkëkryetari i Komisionit të Posaçëm i Reformës në Drejtësi, Oerd Bylykbashi në një deklaratë për mediat tha sot se në propozimin e fundit të bërë nga Partia Demokratike për vetingun, partitë politike nuk kanë asnjë rol.

?Propozimi ynë është qëndrim parimor i yni që në veting, në përzgjedhjen e komisionerëve që do bëjnë vetingum, partitë politikë nuk do të kenë asnjë rol, as për kandidaturat as për filtrimin. Në këtë proces partitë, në pozitë e opozitë nuk duhet të kenë rol dhe propozimi i PD thotë këtë? tha Bylykbashi.

Sipas tij, vota sekrete garanton depolitizimin e të gjithë emrave që do të kandidohen e do të zgjidhen.

?Propozimi ynë, përmes votës sekrete në përzgjedhjen e kandidatëve, garanton pamundësnë e etiketimit politikisht asnjë prej 12 kandidaturave që do dalin për komisionin e vetingut. Parlamenti do përzgjedhë mes kandidaturave profesionale dhe kjo s?do të thotë politizim.? u shpreh Bylykbashi.

Ai shtoi se, PD në propozim e fundit ka lëvizur nga propozimi i bërë nga Obdat e Euralius i vendeve të rezervuara.

?Ky propozim i ri është lëvizje nga vendet e rezervuara, por që garanton zbatimin e paragrafit 88 duke garantuar çdo gjë që thotë Venecia, kjo është oferta jonë e kompromisit. PS vijon të propozojë votën e vet të transferueshme që i jep më shumë peshë mazhorancës sesa opozitës? tha ai.

Recommended