Besimtarët falin Bajramin - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas përfundimit te muajit te sakrificës Ramazanit, besimtarët kanë nisur festimet per Fiter Bajramin.Me mijëra besimtarë kanë falur Bajramin në qendër të qytetit të Elbasanit. Myftiu Agim Duka, duke e cilësuar agjërimin një prej shtyllave kryesore të besimit, ka bërë thirrje për distancim nga ekstremizmi i dhunshëm, duke i quajtur aktet terroriste, vepra të mendjeve të sëmura. Edhe ne Durrës besimtaret kane marre pjese ne faljen e Bajramit. Ne ceremoninë e zhvilluar ne xhaminë e qytetit myftiu i Durrësit, ka uruar veçanërisht ata qe agjëruan për nje muaj Ramazanin, duke u lutur qe zoti tua shpërblejë sakrificën e tyre. Mëngjesin e kësaj te marte, qindra njerëz u mblodhën në xhamitë e Fushe Krujës dhe kryen ritet për faljen e Namazit. Edhe në Korçë, besimtarët zhvilluan ceremoninë e faljes. Ata janë përshëndetur nga myftiu Qazim Muci, i cili apeloi për më shumë dashuri, respekt dhe tolerancë. Me të njëjtën atmosfere festive, Namazi i Fiter Bajramit është falur që në orët e para të mëngjesit edhe në Shkodër. Besimtarët mysliman në Kukës kanë falur në orët e para të mëngjesit në xhaminë e qytetit namazin e Fitër Bajramit. Në mesazhin e tij para besimtarëve, myftiu Islam Hoxha e ka cilësuar muajin e Ramazanit si një periudhe përkushtimi më shumë që bënë agjëruesit ndaj Krijuesit. Pas ritualit, besimtarët janë shpërndarë për të festuar me familjet e tyre, por edhe në ambiente të përbashkëta sipas traditës.

Recommended