Report TV - Veliaj: Xhamia e re, shtëpi dinjitoze për besimtarët dhe qendër kulturore

  • 8 years ago
Disa muaj pas fillimit të punimeve, Xhamia e re e Namazgjasë ka nisur të marrë formë. Gjatë kësaj kohe janë përfunduar dy katet e parkingut nëntokësor, si dhe është ndërtuar kati i parë i qendrës kulturore. Ndërkaq, ka nisur puna për ndërtimin e kupolave, të cilat do të përmasa të ndryshme. Një ditë para festës së Bajramit të Madh, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i shoqëruar nga kreu i Myftinisë së Tiranës, Ylli Gurra, inspektuan ecurinë e punimeve, duke e cilësuar Xhaminë e re jo vetëm një dhuratë të çmuar për besimtarët myslimanë, por edhe një vlerë e shtuar për qytetin, si një pikë referimi dhe hapësirë kulturore.

?Shumë shpejt besimtarët myslimanë në Tiranë do të kenë një shtëpi dinjitoze, që i ofron qytetit shumë më shumë shërbime se shërbimet që kemi pasur deri tani, si ato në salla konferencash, bibliotekë me shumë libra dhe në hapësira parkingu. Një qytet i mirë është si një shtëpi e madhe, ka dhoma për të gjithë, ndaj më vjen mirë që në këtë prag Bajrami shohim progresin e bërë?, tha Veliaj. Ai shtoi se kjo godinë do të jetë jo vetëm në dispozicion të besimtarëve myslimanë, por edhe gjithë qytetarëve të Tiranës, qoftë për aktivitete kulturore, ashtu edhe për mundësinë që do ofrojë për parkimin e makinave.

Recommended