Report TV - Preçi: Efekti i daljes së Britanisë nga BE, i papërfillshëm për Shqipërinë

  • 8 years ago
Eksperti i ekonomisë Zef Preçi pret që efektet e daljes së Britanisë nga Bashkimi Europian të jenë minimale për Shqipërinë, për shkak të volumit të vogël tregtar me këtë vend.

I ftuar në Report TV, eksperti i ekonomisë Zef Preçi vlerësoi se i vetmi impakt i mundshëm për Shqipërinë nga kjo ngjarje mund të vijë për shkak të numrit të madh të emigrantëve tanë që jetojnë e punojnë aty.

Sipas tij, efekte të tjera jo të drejtpërdrejta mund të mund të vijnë në sektorin turistik apo në kursin e këmbimit valutor.

Recommended