Report TV -Konstitucionalistët:Neni 88 pretekest palët politike duan të kapin drejtësinë

  • 8 years ago
Neni 88 i draftit final të Komisionit të Venecias i cili mban larg opozitën për dhënien e kompromisit për Reformën në Drejetësi, komentohet në mënyra të ndryshme nga konstitucionalistët.

Sokol Hazizaj thotë gjatë një interviste për Report TV se diskutimi nuk ka të bëjë me përmbajtjen por me formën e sistemit dhe se ky nen është thjesht një pretekst i dyanshëm për konflikt politik.

Sipas Haziziajt vetë forcat politike nuk besojnë se mund të realizohet një drejtësi të pakapur politikisht pasi debati është i fokusuar pikërisht nga politika për këtë çështje.

Ndërsa profesor Altin Shegani shprehet se zgjidhja e këtij ngërçi politik tashmë vjen vetëm nga marrja në konsideratë e Venecias, ndërsa duhet që palët politike të garantojë balancë në vendimmarrje.

Për Sokol Hazizajn beteja është e hapur për kapjen e drejtësisë nga politika, ndërsa referendumi për këtë çështje nuk do të ishte gjë tjetër veçse anarki.
Ndërkaq Altin Shegani thekson se sistemi ka vlera brenda tij, por kapja e politike është e papranueshme.

Recommended