Report TV - Krim i dyfishtë në Korçë, burri vret gruan e më pas dhe veten

  • 8 years ago
Një krim i dyfishtë ka ndodhur në qytetin e Korçës ku burri 34-vjeçar Mikel Xhiko ka vrarë gruan 29-vjeçare Yllka Xhiko e më pas i ka dhënë fund edhe jetës.

Pas një konflikti të çastit burri ka goditur me mjet prerës, thikë, bashkëshorten e vet e më pas në gjendje depresioni ka tentuar që ti japë fund edhe jetës.

Ndonëse është nisur për në spital ai ka ndërruar jetë rrugës.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen 17 ose siç ndryshe njihet nga banorët e zonës, lagjia Radenec.

Krimi ndodhi në banesën e çiftit ndërkohë që policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet.

Dyshimet paraprake lidhen me faktin se 34-vjeçari mund të ketë konsumuar lëndë narkotike në momentin kur ka ndodhur ngjarja.

Recommended