Report TV - Vendimi për Çakon e Rroshin,Basha: Rama do të përplaset me popullin

  • 8 years ago
Kryetari i partisë Demokratike në një dalje të posaçme për mediat, ka reaguar menjëherë pas vendimit që u mor për kryetarin e Bashkisë Kavajë Elvis Rroshin dhe drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Haki Çakon duke paralajmëruar kryeministrin Edi rama se do të ketë një përplasje të fortë dhe të pashmangshme me popullin.

?Rama është duke provokuar thellë qytetarët. Kjo nuk është çështje e opozitës, por sundimin mafioz të një bande në pushtet. Kjo është aventurë e rrezikshme, që do e çojë Ramën me përplasjen e pashmangshme me popullin e vet. Askush nuk do ta ndihmojë dot me përplasjen me popullin? tha Basha.

Duke u ndalur më tej tek çështja e rikthimit në detyrë të Haki Çakos dhe dhënien e masës së ?Arrest shtëpie? për kryetarin eBashkisë Rroshi, Basha theksoi se Rama ka përcaktuar këto dy vendime gjykate, duke e konsideruar këtë ditë si një ditë kritike për vendin, sakohë që gjykatat ndikohen nga kryeministri.

"Denoncoj dorën mafioze të ramës që mori këto vendime për Çakon e rroshin. Sot është ditë kritike për vendin, pasi garancia për hetim të pavarur ka rënë. Rama sulmoi e kërcënoi gjyqtarët. Rama i vuri gjykatat para dy zgjedhjeve. Hetimi e drejtësia nuk pranohet e nuk lejohet, pasi Rama është i përfshirë pasi zbardhja e kësaj ?ështje është fundi i tij i turpshëm politik. Sot Rama dëshmoi se cila është drejtësia që ai do. Drejtësi që i bindet dhe dëgjon bindjet e tij, drejtësi që mbron krimin e korrupsionin e Ramës. Ai do drejtësi që mund të veprojë ndaj kujtdo? tha Basha.

Më tej ai ka theksuar se, kurrë nuk ka për të pasur mundësi që të kapë sistemin e drejtësisë.

?Kurrë nuk ka për të pasur Rama këtë pushtet të paligjshëm duke kapur drejtësinë, përcaktimin e vendimeve prej tij?.

Recommended