Report TV - Shkatërrohet rrjeti shqiptar i trafikut të drogës, 7 të arrestuar

  • 8 years ago
Shtatë persona të tjerë kanë rënë në prangat e policisë në kuadër të një operacioni të nisur që në vitin 2013, duke e çuar kështu në 16 numrin e të arrestuarve për trafik ndërkombëtar të drogës.

Të arrestuarit e fundit në kuadër të operacionit ?Quaranata? janë pjesë e një bande kriminale që trafikonte drogën drejt Greqisë dhe Italisë, ndërsa Report Tv sjell pamje nga operacioni i policisë për arrestimin e këtyre personave.

Shtetasit e arrestuar në vendin tonë ishin pjesë e tre grupeve kriminale që operonin në Tiranë, Durrës, Fier, Gjirokastër dhe Sarandë.

Lënda narkotike sigurohej në zonat malore të Tepelenës e Vlorës dhe më pas transportohej me mushka, grumbullohej në banesa të braktisura në zonën e Divjakës dhe më pas transportohej drejt Italisë dhe Greqisë.

Në kuadër të këtij operacioni më herët janë arrestuar edhe 9 persona kryesisht në Zvicër dhe vende të ndryshme të BE.

Recommended