Report TV - Ironia e Ramës acaron opozitën "PD tufë që po hanë njëri tjetrin"

  • 8 years ago
Seanca e Kuvendit ka ndërprerë punimet rreth një orë pas fillimit të saj si rrjedhojë e përplasjes së kryeministrit Edi Rama me deputetët e opozitës, Flamur Noka dhe Edi Paloka. Kreu i qeverisë ironizoi PD-në për çështjen e përgjimeve kur u shpreh se askujt nuk i intereson se çfarë bisedo ish-kryeministri Sali Berisha me kryetarin demokrat, Lulzim Basha, apo dhe për ankesat e Jozefina Topallit.

Rama tha më tej se ajo që dihet është se në PD janë të gatshëm për t'i marrë shpirtin njëri-tjetrit, por kanë mbetur vetëm një tufë e vogël.

"Nëse ju mendoni që Italia mike është përfshrië në një platformë të përbashkët përgjimi për të dëgjuar se ç?a i thotë Saliu Lulit, ç?a i përgjigjet Luli, si ankohet Jozefina për Lulin, e si shumë të tjerë qahen se ka mbetur partia në dorë të Lulit, nuk i intereson askujt, se nuk ka nevojë t?ju dëgjosh ju ç?a mendoni për njëri-tjetrin. është kaq evidente kjo. Sa respekt keni ju për Lulin, sa e do Jozefina Lulin dhe sa të gatshëm do ishit për t?ia marrë shpirtin njëri ?tjetrit, por jeni një tufë e vogël, ajo iu mbetet që të hani njëri-tjetrin dhe do mbeteshim pa PD pastaj. Mos i hyj kësaj historie?, u shpreh Rama.

Recommended