Report TV - Tahiri reagon pas dekleratave të ambasadës së SHBA dhe BE, fjala e plotë

  • 8 years ago
Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka reaguar menjëherë pas deklaratës së Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për reformën në drejtësi.

Nga panairi i Policisë, Tahiri deklaroi se BE-SHBA e thanë qartë se kush e bllokon reformën. Ai theksoi se pala tjetër ka ende kohë të reflektojë dhe të bindet se s'ka rrugë tjetër veç miratimit të draftit kushtetues.

"E thanë qartë se kush e bllokon dhe kush e mbron reformën në drejtësi. Cilët janë ata që nuk bënë asnjë hap për të bërë këtë reformë dhe cilët janë ata që janë bërë fleksibël për reformën. Jemi të vendosur për të ecur përpara. Është e qartë se kush e do reformën në drejtësi e kush nuk e do. Kush do që ligji të vlejë në mënyrë të barabartë për të gjithë, e kush do që të vlejë për disa. Jemi të vendosur për të ecur përpara për reformën. Është rruga e vetme dhe e duhur për të garantuar Shqipërinë e gjeneratës tjetër. Ata të tjerët që janë kundër kanë kohë të kuptojnë dhe të binden se nuk ka rrugë tjetër përveç miratimit të reformës në drejtësi", u shpreh Tahiri, duke theksuar se reforma në drejtësi është investim për të ardhmen. "T'i lëmë në cep ata që nuk e duan reformën në drejtësi. Ky është investimi ynë më i madh për të ardhmen", tha ai.

Duke u ndalur tek akuzat e tij për gjyqtarin Arjan Aliaj dhe reagimin në mbrojtje të tij të Unionit të Gjyqtarëve e Prokurorëve, Tahiri ka thënë se me lidhjet që krijojnë me njëri-tjetrin ata mbrojnë njëri-tjetrin dhe mbushin xhepat e tyre me paratë që iu marrin qytetarëve.

Ndërkohë, ai ka shtuar se, do të vazhdojë që të denoncojë të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar, por jo të gjithë janë të tillë, pasi ende ekzistojnë gjyqtarë e prokurorë që nuk janë dakort me vendimet që kanë marrë kolegët e tyre duke liruar vrasës e përdhunues.

?Ligji të jetë i barabartë për të gjithë. Pas deklaratave të mia reaguan prokurorë e gjyqtarë, janë të lirë të zgjedhin rrugët e tyre. Për mua është e qartë sesi ka mundësi që këta s?kanë reaguar asnjëherë kur një gjyqtarë liron një vrasës e përdhunues që rikthehen në detyrë. Si ka mundësi që nuk reagojnë për këtë? Për politikën që e përdori, gjyqtari ishte i denjë. Ata solidarizohen me një koorporatë kriminale, mbrojnë njëri-tjetrin duke mbushur xhepat e tyre. Ka gjyqtarë e prokurorë të ndershëm, ata janë modeli sesi duhet ta bëjmë nesër sistemin e drejtësisë. Ata që mbrojnë gjyqtarët që lirojnë vrasësin e përdhunuesit, ata janë korporata që ka përfituar në vazhdimësi nga imuniteti politik për të bërë biznes me vendimet e drejtësisë? tha Tahiri.

Këto deklarata Ministri i brendshëm i bëri gjatë një takimi të organizuar me policët e dalë në pension, ku shpërndau edhe disa certifikata mirënjohje për ta.

Recommended