Report TV - Paloka: Ndërkombëtarët të reagojnë për sulmet e Ramës ndaj drejtësisë

  • 8 years ago
Partia Demokratike i bën thirrje partnerëve ndërkombëtarë që të reagojnë për deklaratat e kryeministrit Edi Rama dhe ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri ndaj Prokurorisë dhe Gjyqësorit. Nënkryetari i PD dhe njëherazi kryetari i grupit parlamentar, Edi Paloka u shpreh se ambaasadorët duhet të prononcohen në mbështetje të hetimeve për skandalin e përgjimeve. "Ne i bëjmë thirrje faktorit ndërkombëtar, ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të Bashkimit Europian dhe vendeve të tjera euroatlantike, në Tiranë, të dënojnë sulmin e hapur të Edi Ramës kundër hetimit të këtij krimi të rëndë të sigurisë kombëtare dhe i kërkojmë të shprehen e të prononcohen në favor të hetimit të pavarur, të pandikuar politikisht, në favor të hetimit të plotë të kësaj afere skandaloze", u shpreh Paloka.

Paloka theksoi gjithashut se Ministri i Brendshëm, Tahiri është në panik nga frika se mund ta marrë me vete drejtori i Policisë së Shtetit, Haki Çako.

Recommended