Report TV - Shqiptarë e francezë zbulojnë gjurmë të reja të Durrësit Antik

  • 8 years ago
Falë një projekti bashkëpunimi mes arkeologëve shqiptarë dhe atyre francezë, shtresa të reja helenistike të cilat shtrihen nën zbulimet arkeologjike romake, zbulojnë misteret e historisë mijëvjeçare të Dyrrahut antik.

?Mund t?i imagjinosh ndërsa bëjnë banjo të freskët në këtë zonë ku po qëndrojmë tani, sikur të mos kenë kaluar shekuj,? shpjegon arkeologia franceze prof. Abadie Reynal, shumë e kënaqur për zbulimet e reja të nxjerra në dritë në banjat publike poshtë Pallatit të Kulturës në Durrës.

Një bashkëpunim mes Institutit Arkeologjik të Shqipërisë dhe Universitetit Lion 2 të Francës, synon të njohë zhvillimin topografik dhe urban të qytetit antik të Dyrrahut.

Projekti Topografia e Epidam-Dyrrahut synon të krijojë brenda vitit një hartë arkeologjike GIS të monumenteve të zbuluara dhe të mbuluara të qytetit, të kryejë studimin gjeofizik përmes soundimeve elektromagnetike dhe të përdorë studimin gjeomorfologjik për të kuptuar evoluimin e qytetit përkundrejt detit.

Një zbulim mjaft interesant ka dalë së fundmi nga dheu në kopshtin e Muzeut të Dëshmorëve në Durrës. Ndonëse të dhënat për ekzistencën e mundshme të tij kanë ekzistuar që prej gërmimeve të prof. Dr Fatos Tartarit në vitet 1980, u deshën gati 36 vite për ta lokalizuar atë.