Report TV - Konsullata italiane në Vlorë pritje me rastin e 70 vjetorit të Republikës

  • 8 years ago
Konsullata e Përgjithshme e Italisë në Vlorë ka organizuar një pritje festive me rastin e 70 vjetorit të Republikës së Italisë.

Në këtë aktivitet morën pjesë të ftuar shqiptar e italianë mes tyre edhe drejtues të institucioneve të larta. Me këtë rast Konsullata mblodhi dhe beri bashke te ftuar speciale, italiane dhe shqiptare, ndërmjet te cilëve personalitete te institucioneve me te larta. Në fjalën e tij të rastit ambasadori Italisë Alberto Cutillo shprehu edhe njëherë mbështetjen e vendit të tij për integrimin e Shqipërisë në BE.

"Kjo miqësi duhet te kurorëzohet me atë qe është objektivi kryesor i Shqipërisë, hyrja ne BE, dhe ju e dini qe Italia është krah Shqipërisë?.

Ndërsa konsulli i Italisë në Vlorë, Stefano Brergezio u shpreh se tashmë konsullata e Italisë në Vlorë e ka zgjeruar fushën e aktivitetit dhe shumë shpejt do të ketë një rol të rëndësishëm në zhvillimin e Jugut të Shqipërisë.

"Konsullata do te kthehet jo vetëm për qëllime konsullore por edhe për artin dhe kulturën, do te kthehet në një qendër aktivitetesh multifunksinale, në vitet ne vijim do te shihni progresin ku Italia do të ketë një rol të lartë në zhvillimin e Jugut. Por duhet ndihma nga shteti, e pushtetit vendor, ndërsa ndihma e shtetit italian do të jetë e madhe."

Ambasadori italian Alberto Kutillo iu përgjigj edhe interesit të gazetarëve lidhur me zhvillimet kohët e fundit. Pyetjes nëse po funksionojnë reformat, Kutillio u përgjigj se është bërë progres, por sipas tij nuk mund të thuhet e njëjta gjë për Reformën në Drejtësi.

Recommended