Report TV - Tubim në mbështetje të Rroshit ish-kryebashkiaku: Do rikandidoj

  • 8 years ago
Siç edhe kishin njoftuar në rrjetet sociale, dhjetëra qytetarë të Kavajës kanë dalë në mbështetje të ish- kryebashkiakut, Elvis Rroshi. Tubimi erdhi disa orë pas dorëheqjes së Rroshit, për shkak të një dënimi në shtetin italian, kur ishte në moshë të mitur.

Tubimi i qytetarëve nisi rreth orës 19:00, ndërsa ata kanë dalë në shesh për të mbështetur Rroshin, të cilin e kanë vlerësuar për punën që ka bërë në drejtimin e Kavajës. Vetë ish kryebashkiaku Rroshi ka deklaruar se nuk do të dorëzohet. Në fjalimin që ka mbajtur përpara qytetarëve, Rroshi ka deklaruar se do të vijojë betejën ligjore lidhur me dënimin e tij në Itali si dhe për akuzat e tjera të ngritura ndaj tij.

Ndërkohë mësohet se edhe vetë Elvis Rroshi ka mbajtur një fjalim të shkurtër përpara mbështetësve duke deklaruar se do të vijojë betejën ligjore për të zbardhur të vërtetën për dënimin në Itali dhe për çdo akuzë tjetër.

Recommended