Report TV - Topalli: Takimi Rama-Basha? Të jetë dhe Meta për konsensus të gjerë

  • 8 years ago
Ish kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli shprehet se është "Ok" një takimi dypalësh me kryeministrit Edi Rama e kryetarit të opozitës, Lulzim Basha. Deputetja demokrate tha për Report Tv se Shqipëria ka përvojën e saj të zgjidhjes së mosmarrëveshjeve kur të mëdhenjtë janë ulur në tryezën e konsensusit.

"Në ndryshimet kushtetuese të 2008-ës, ishte konsensusi i dy forcave kryesore politike. Konsensusi 100% nuk gjendet kurrë, por këto ndryshime sollën zgjidhje të krizës për zgjedhjen e Presidentit. Ndërsa paketa aktuale e ndryshimeve nuk është e qartë nëse shkon në zgjidhjen e krizave apo krijon të tjera", u shpreh Topalli.

E pyetur nëse do të ishte mirë dhe përfshirja e Ilir Metës në takimin mes Bashës dhe Ramës, Topalli u shpreh se konsensusi duhet të jetë më i gjerë. "Sa më i gjerë konsensusi aq më i mirë është", tha ajo.

Ish numri dy i PD theksoi gjithashtu se mbështet protestat e qytetarëve, pasi sipas saj vendi ndodhet në krizë të rëndë

"Vijoj t'i përkrah protestat pasi situata është emergjente. Po të varej nga unë, nuk do ndalja protestat as në Tiranë e as në ndonjë qytet tjetër të Shqipërisë. Shoqëria shqiptare po kalon depresion, delegjitimimi total i atyre që qeverisin. Nëse opozita nuk reagon për të ndryshuar situatën, delegjitimohet gjithë klasa politike. Në këtë aspekt unë kam pasur gjithmonë diferenca me politikën zyrtare të Partisë Demokratike", tha Topalli.

Recommended