Report TV - “Arti në kulinarinë ilire”, një film dokumentar mbi recetat ilire në Berat

  • 8 years ago
Arti i kulinarisë shqiptare, zanafilla e të cilit daton që në periudhën ilire, është sjellë përpara publikut nëpërmjet një dokumentari shumë interesant nga Ahmet Dursun.

Shqiptar, i lindur në Mersin të Turqisë, Ahmet Dursun prej 25 vitesh jeton dhe punon në Shqipëri, por në 15 vitet e fundit, prioriteti i tij ka qenë rikthimi i recetave të harruara të Mesdheut.

Këtë nismë ai e ka filluar nga qyteti i Beratit, ka gërmuar thellë në historinë e tij, për të risjellë kultura që populli duket se i ka harruar. Sipas Dursun, Shqipëria ka të gjithë potencialin e duhur natyror për të pasur një kulinari të pasur dhe një traditë të hershme në fushën e gatimit.

Ai do të vazhdojë rrugëtimin e tij me një seri dokumentaresh në vende të tjera të Shqipërisë, ku toka është e paprekur nga dora e njeriut dhe pasuritë natyre janë ende të pranishme, që nga kohët më të hershme.

Recommended