Report TV - Patozi: Në 2017 zgjedhje lokale e të përgjithshme njëherësh

  • 8 years ago
Deputetii Partisë Demokratike ka thënë në seancën e sotme në Kuvend se vitin e ardhshëm Shqipëria duhet të ketë zgjedhje të parakohshme lokale bashkë me ato qendroret.

Ai tha se shkak për këtë është bërë drejtimi i shumë bashkive nga persona me precedent penal.

?Duhet reformë e plotë kushtetuese pasi është nevojë urgjente për këtë reformë. Duhen zgjedhje të parakohshme lokale që të zhvillohen njëherësh me ato të përgjithshme. Ta nisim nga reforma zgjedhore, në atë të drejtësisë. Zgjidhja është reflektim i politikës. Zgjedhjet e vitit të shkuar, shans i humbur. Ligji i dekriminalizimit duhet të jetë për pastrimin e cubave dhe parandalimin e kësaj epidemi? ka thënë Patozi.

Patozi shtoi se kryeministri Edi Rama duhet të heqë dorë nga veprimet provinciale dhe ti prijë ose ti bashkohet tryezës për republikën e re.

Recommended