Reprot TV - Zhdukja e Bleona Matës,e ëma:E kanë parë në Angli, disponoj foto

  • 8 years ago
Teksa janë mbushur 6 vite nga zhdukja në mënyrë misterioze e Bleona Matës, nëna e saj Bukurie Veizi vijon kërkimet, ku thotë se nga informacionet që ka mbledhur në rrugë private ajo ëhstë parë në një restorant në Angli.

Në një lidhje telefonike Bukuria ka thënë se këtë informacion ia ka dhënë një shqiptar që punon në këtë restorant, ndërkohë që këtë ajo ia ka thënë edhe autoriteteve, por deri tani nuk është bërë asnjë gjë për verifikimin në vend.

?Kam biseduar me një shqiptar që jeton në Angli dhe më ka thënë se vajza është parë në një restorant nën shoqërinë e dy femrave. Ai aty punon roje sigurie. Ka folur edhe me policinë, por nuk e ka dëgjuar njeri? ka thënë ajo.

Ndërkohë, Bukuria shton se faktin e shitjes së vajzës së saj minorene ia ka konfirmuar edhe njëra nga 5 vajzat të cilat ishin të pranishme kur Bleona u zhduk, duke i thënë se, ?Vajzën ta ka shitur ajo?, ish kunata e Bukuries dhe halla e Bleonës.

Bukuria thotë se ka edhe disa informacione sipas të cilave vajza ëhstë parë kohë më parë edhe në Maqedoni, por edhe në Berat, megjithatë ajo apelon shtetin që të investigojë dhe të rihapë çështjen, pasi ?de fakto? kjo dosje është mbyllur por kjo po dëmton vajzën e cila nga autoritetet shqiptare nuk dihet se ku është.

?Unë kam komunikuar me Prokurorinë e Krimeve të rënda dhe policinë. Më kanë thënë se dosja është e hapur, por nuk ka asnjë të dhënë konkrete. Unë kam disa informacione se është parë në Maqedoni e Berat. Unë i bëj apel Shtetit që të verifikojë çdo informacion që mbërrin, pasi vajza ime po vuan ashtu siç vuaj unë. Unë dua vajzën? tha Bukuria.

Bleona Mata u zhduk më 22 maj të vitit 2010 teksa ishte e shoqëruar me 5 vajza, mes të cilave halla e saj, në malin e fshatit Zapod aty ku ajo jetonte me familjen. Fillimisht u bënë kërkime në malin e fshatit, sepse dyshohej se mos kishte ngatërruar rrugën për në shtëpi, por më pas policia e shpalli atë të zhdukur dhe filloi kërkimet brenda e jashtë vendit.

Por deri tani, ndonëse kanë kaluar 6 vite asnjë informacion nuk ka për vendodhjen e vajzës, ndërkohë që familjarët e kërkojnë dëshpërimisht edhe në rrugë private.

Recommended