Report TV - Vlashent Sata koncert në Teatrin Metropol,të ardhurat për jetimët

  • 8 years ago
Zëri dhe timbrika e veçantë e kantautorit Vlashent Sata, stili i tij, poezia e teksteve dhe tingulli i zgjedhur i muzikës, do të vijnë në koncertin e datave 25 e 26 maj në Teatrin e Metropolit në Tiranë.

Në koncert Sata do të luajë edhe në piano, ku do të shoqërohet nga muzikantët Gent Rushi, në fizarmonikë, Ermal Rodi në klarinetë, Denis Hima në kitarë, etj.

Ky album është një frymëzim për të gjitha dashuritë, thotë ai.

Koncerti i paraprin promovimit të albumit ?Hëna e plotë? të kantautorit Vlashent Sata më 3 qershor në Francë.

Shata kujton disa çaste të bukura që ka kaluar në një qendër të fëmijëve pa mbështetje kur këndonte ?Erdhi dita?. Është rasti t?i kërkojmë një reagim për abuzimet e kohëve të fundit me fëmijët në jetimoren e Shkodrës. Ja përgjigja e tij

Kantautori Vlashent Sata, që prej kohësh e ka kthyer në një hit këngën për nënën, ka një surprizë për fëmijët e mbetur pa mbështetje. Do të falë të ardhurat nga koncertet për këta fëmijë.

Recommended