Report TV - CNN grek: Kelmend Balili zyrtarisht në kërkim ndërkombëtar

  • 8 years ago
CNN grek shkruan se 44-vjeçari nga Saranda, ish-drejtor i Transporteve në qytetin bregdetar, do të shpallet zyrtarisht në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet greke, i akuzuar si kreu i organizatës ndërkombëtare të drogës.

Kjo gjë pritet të ndodhë brenda 48 orëve në vijim dhe kërkesa do t?i shkojë Interpolit. Gjithashtu, një kopje e dosjes së hetimeve nga policia greke në bashkëpunim me DEA-n amerikane, do t?i dërgohet edhe Prokurorisë së Përgjithshme në vendin tonë.

Sipas CNN, ndaj Balilit do të ketë edhe një hetim për pasurinë e tij, pasi dyshohet se ka llogari bankare në 10 vende të Evropës.

Recommended