Paqartësi për zgjedhjet në Maqedoni - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ndërsa ketë te hëne ka startuar fushata zgjedhore për parlamentin e ri te Maqedonisë, situata ne vend mbetet e paqarte. Komisioni Shtetëror Zgjedhor ka shpallur zyrtarisht hapjen e fushatës dhe vijimin e saj deri ne 3 qershor, por e vetmja force politike e regjistruar është VMRO-DPMNE e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski. Megjithatë, nuk ka ende informacione nëse edhe kjo parti do te zhvilloje sot ndonjë tubim me mbështetësit e saj. Tre partitë e tjera kryesore, LSDM, BDI dhe PDSH nuk dorëzuan listat e kandidateve për deputete, pasi për to nuk ekzistojnë kushtet per mbajtjen e zgjedhjeve. Ato kane bere te qarte kërkesën qe parlamenti i shpërndare te mblidhet serish per te diskutuar për nje date te re zgjedhjesh. Partia shqiptare Bashkimi Demokratik per Integrim do t?i drejtohet Gjykatës Kushtetuese me nje kërkese, per vlerësimin e kushtetueshmerise se vendimit per shpërndarjen e parlamentit. Ajo synon qe vendimi i parlamentit te shpallet jokushtetues, duke i hapur rrugen rimbledhjes se tij dhe zgjidhjes se krizës qe ka përfshire vendin. Megjithatë, nje vendim i Kushtetueses do te kërkonte kohe. Ndërkombëtaret kane përsëritur thirrjet per gjetjen e një zgjidhjeje nga vete partitë kryesore. Nga ana tjetër, qytetaret janë te vendosur te vazhdojnë protestat kundër vendimit te presidentit Ivanov per faljen e politikaneve nen hetim dhe kane paralajmëruar përshkallëzim te protestave me bllokim te rrugëve. - See more at: http://vizionplus.al/paqartesi-per-zgjedhjet-ne-maqedoni-2/#sthash.BukDtTu3.dpuf

Recommended